Aktualitet

Çela tregon problemet e dala nga hetimet për tërmetin në Durrës

Shkruar nga Liberale
Çela tregon problemet e dala nga hetimet për tërmetin në

Pas takimit në Prokurorinë e Durrësi, kryeprokurori Olsjan Çela ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur më tepër për hetimet në lidhje me çështjen e tërmetit. Çela ka thënë se nuk do të ketë tolerime, dhe do të mbajnë përgjegjësi kushdo që ka shkelur ligjin, pavarësisht funksionit të tij.

Më tej, ai zbuloi se një çështje e rëndësishme ishte fakti që në legjislacionin aktual ka mangësi dhe probleme që duhet të rishikohen.

“Nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbeje edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj”, ka thënë Çela.

Më tej ai është nisur drejt Prokurorisë së Krujës, ku do të zhvillojë takime me prokurorët që po hetojnë për Thumanën./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH