Modelja Cara Delevingne nuk ka frikë të eksperimentojë me pamjen e saj. Ajo ka treguar se mund të dalë edhe thuajse topless duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në tapetin e kur në Muzeun Metropolitan të Artit, i njohur gjithashtu si Met Gala.
Mbrëmjen e së hënës, Cara u shfaq në tapetin e Met Gala me një kostum të kuq Dior Haute Couture me bisht, si askesor modelja mbante një shkop ecjeje. Në fillim asgjë nuk ishte e pazakontë, por shpejt modelja i befasoi të gjithë duke hequr xhaketën e saj dhe duke zbuluar bustin dhe gjoksin e saj të zhveshur të lyer me bojë trupi me ngjyrë vezulluese ari.
Modelja kishte mbuluar pjesën me intime të gjoksit me dy pllakëza floriri të rrumbullakëta dhe një gjerdan floriri.
Pamja e guximshme e Carës ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale.
"Nuk mund ta besoj se sa poshtë kemi rënë," komentoi një përdorues i mediave sociale.
Ndërsa një komentues e lavdëroi atë për stilin e saj të guximshëm.
“Kjo është ndryshe. Faleminderit,” komentoi një djalë.
Jo vetëm këtë vit, por Cara gjithashtu i mahniti të gjithë në Met Gala një vit më parë duke veshur një fustan të Dior-it që i nxirrte në pah gjoksin.