Lidhur me deklaratat e forta të Vuçiç ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Nëpërmjet një statusi në Twitter, ai ka thënë se cilado qofshin nismat rajonale ato nuk mund të zëvendësojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. “Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pranimi i realitetit do të ishte një përparim i jashtëzakonshëm për ti dhënë fund mosbesimit në rajon, për të ndihmuar në implementimin e reformave në mënyrë efektive dhe efiçente. Kështu pra duke siguruar rrugën drejt Bashkimit Europian” ka shkruar Bushati. Takimi i fundit për bashkëpunim rajonal në Ballkan ka qenë ai për “mini-shengenin” ballkanik mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një nisëm kjo e mbështetur fort jo vetëm nga presidenti serb por edhe nga kryeministri Rama. Por ish-ministri i jashtëm në qeverinë e tij mesa duket e sheh me skepticizëm atë duke nënvizuar perspektivën europiane si prioritet absolut që nuk mund të zëvendësohet.Regional cooperation cannot substitute #EU accession process of #WB6. Acknowledging the reality on the ground would be a major breakthrough ending regional mistrust, helping the implementation of reform process efficiently and effectively. Hence, ensuring the path towards #EU! https://t.co/zpwXN4vjL9
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) October 23, 2019
