Globi

Burgosja e kritikut të Putin, BE vendos sanksione ndaj Rusisë

Shkruar nga Liberale
Burgosja e kritikut të Putin, BE vendos sanksione ndaj Rusisë

Ministrat e jashtëm nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë ranë dakord për të vendosur sanksione kundër Rusisë, pas veprimeve ndaj kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

“DW” raporton se përgjegjësit do të përballen me ngrirjen e pasurive dhe ndalime për hyje në Bashkimin Evropian.

Vendimi erdhi pasi Franca, Gjermania, Polonia i kanë kërkuar bllokut të ndërmarrë hapa kundër Kremlinit.

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell do të hartojë një listë të të prekurve, që janë përgjegjës për burgosjen dhe dënimin e Navalnyt. Deri më tani, diplomatët nuk kanë treguar emra të veçantë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH