Aktualitet

Burg për sanitaren që zhvati familjarët e pacientit me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Burg për sanitaren që zhvati familjarët e pacientit me Covid-19

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lërë në burg sanitaren e spitalit Covid-2, "Shefqet Ndroqi", Tire Alldervishin.

Kjo e fundit u arrestua pak javë më parë, pasi akuzohet për mashtrim. Ajo u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” se përmes mashtrimit, duke u hequr si infermiere, iu kishte zhvatur të afërmve të pacientëve me koronavirus miliona lekë.

Ajo iu merrte para të afërmeve për t’iu shpëtuar pacientët nga virusi i rëndë, por që këta të fundit kishin ndërruar jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH