Aktualitet

Bujar Kapexhiu: Politika infektoi me virus vëllezërit Budina

               Publikuar në : 10:58 - 23/06/20 liberale

Bujar Kapexhiu thotë se vëllezërve Edmond dhe Robert Budina ua kanë injektuar viusin me urdhër kryeministrit Edi Rama.

“Unë besoj e ka nga politika. Politika e bën këtë gjë. Vetëm nuk e besoj se injeksionin e bën mjeku, jo.

Këta marrin një person tjetër, e veshin me të bardhë dhe ai shkon e bën atë. Ky është skenari.

Mjeku nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Kurse punonjësi, ose roja e administratës vishet me bluzë të bardhë, shkon ja bën injeksionin dhe nga roje bëhet drejtor drejtorie”, ka thënë karikaturisti Kapexhiu.

Ndërsa theksoi se kjo nuk ishte vetëm për të goditur vëllezërit si mbrojtësit e teatrit, por për të frikësuar edhe të tjerët.

“Kjo është bërë vetëm për t’i goditur këta të dy që ishin mbrojtësit e teatrit, që ishin frymëzues, që ishin nëpër qytete të ndryshme për të mbledhur firma për të ndërtuar teatrin ashtu siç ishte.

Kjo është për t’i shtënë frikën të tjerëve që mos ju afroni këtyre njerëzve se këta do ju ngjisin koronën, pra ishte një sulm i menjëhershëm”, vijoi Kapexhiu. /Gazeta Liberale

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back