Globi

Britania teston tek personeli shëndetësor ilaçin kundër malaries 

Shkruar nga Liberale
Britania teston tek personeli shëndetësor ilaçin kundër

Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e dy ilaçeve kundër malaries në Brajton dhe Oksford, për të parë nëse parandalojnë Covid-19.

Klorokina dhe hidroksiklorokina do t’u jepet më shumë se 40 mijë punonjësve të shëndetësisë nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut, si pjesë e një nisme globale për të parë efektshmërinë e këtij trajtimi. Të gjithë pjesëmarrësit janë anëtarë stafi mes bluzave të bardha, të cilët kanë kontakt të vazhdueshëm me pacientë të infektuar nga Covid-19.

Pjesëmarrësit e parë në Britaninë e Madhe do të trajtohen me klorokinë dhe hidroksiklorokinë për 3 muaj. Ky shtet synon të krijojë 25 zona testimi në të gjithë territorin etij dhe rezultati pritet të bëhet publik në fund të vitit. Në këtë eksperiment mund të marrin pjesë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, për sa kohë nuk janë diagnostikuar me koronavirus.

Presidenti amerikan u kritikua këtë javë pasi pohoi se ka marrë medikamentin çdo ditë, pavarësisht paralajmërimeve se një gjë e tillë është e pasigurt. Një ndër synimet e këtij eksperimenti global është të përcaktojë nëse këto dy ilaçe sjellin më shumë benefite apo dëmtojnë trupin e njeriut gjatë luftës kundër koronavirusit të ri.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH