Globi

Britania e Madhe: Kush ka reaksione alergjike s’do të vaksinohet

Shkruar nga Liberale
Britania e Madhe: Kush ka reaksione alergjike s’do të vaksinohet

Ndërkohë që dita e djeshme ishte një nga ditët më të rëndësishme të vitit 2020, pasi u injektua vaksina e parë anticovid në Britaninë e Madhe, sot autoriteti kombëtar i kontrollit të ilaçeve (MHRA) dha një njoftim të ri.

MHRA rekomandoi që njerëzit që kanë histori të reaksioneve alergjike “të rëndësishme”,nuk duhet të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech. Ky paralajmërim erdhi pasi dy anëtarë të stafit të NHS, që u vaksinuan dje, përjetuan reaksione alergjike shkruan BBC.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer javën e kaluar dhe dje filloi vaksinimin e pacientëve të shtëpive të kujdesit, spitalit dhe personelit shëndetësor (NHS).

Drejtori Kombëtar Mjekësor për NHS-në, në Angli, profesor Stephen Poeis, tha: “Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA këshillon për marrjen e një mase paraprake, që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk mund ta marrin këtë vaksinim, pasi dy persona me histori të reaksioneve të rëndësishme alergjike u përgjigjën negativisht dje. Të dy janë duke u shëruar”.

Vaksinimet filluan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ditën e djeshme me më të moshuarit, njerëzit që kujdesen për ta në azile dhe stafin mjekësor.

Margaret Keenan, 90, ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës që në orën 6.31 të mëngjesit në Coventry dhe më pas një 81-vjeçar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH