Bota

Ushtria izraelite pohon se është vrarë gabimisht nga një helikopter një nga pengjet e Hamasit

Shkruar nga Liberale

Ushtria izraelite pohon se është vrarë gabimisht nga një

Një nga pengjet që u mor nga luftëtarët e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, gjatë sulmit ndaj komuniteteve izraelite rreth Gazës më 7 tetor, me gjasë është vrarë gabimisht nga një helikopter izraelit që iu përgjigj sulmit, tha ushtria.

Për disa javë, ushtria izraelite ka hetuar raportimet se disa prej 1.200 izraelitët dhe viktimat, shtetas të huaj, të sulmit të Hamasit, u vranë gabimisht nga Izraeli gjatë kaosit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi rrëmbeu më shumë se 250 persona. Ushtria tha se hetimi mbi ngjarjet që ndodhën lidhur me rrëmbimin e Efrat Katz, banor i vendbanimit Nir Oz një prej komuniteteve të shënjestruara gjatë sulmit u krye duke ekzaminuar video të ndryshme dhe dëshmi të dëshmitarëve. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH