Bota

TRAGJEDI/ Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë, 31 persona humbin jetën

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë, 31 persona humbin

Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur kur një autobus i transportit publik ra në një greminë një rrugë që lidh departamentet e Potosí dhe Oruro në Bolivi.

Aksidenti ka ndodhur në lartësinë e urës në komunën Yocalla, në provincën e Tomás Frías, ku autobusi ka rënë në një argjinaturë 800 metra, teksa ka marrë një kthesë me shpejtësi të madhe.

Media lokale e lajmeve Unitel raporton se disa nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve, katër janë të mitur dhe dy janë në prognozë të rezervuar dhe në terapi intensive

Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Bolivi, për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore.

Poll
SHQIPENGLISH