Pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara kohët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, takimi i parë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut kanadez Carney nisi me një atmosferë miqësore dhe fjalë të ngrohta.
Sipas raportimeve të BBC-së, të transmetuara nga Klan Kosova, Presidenti Trump e përgëzoi Carney-n për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, duke e quajtur garën e tij “të shkëlqyer” dhe performancën në debat “impresionuese”.
“Kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi disa pika të vështira për të diskutuar dhe kjo do të jetë në rregull,” tha Trump, duke sinjalizuar një qasje të hapur për bashkëbisedim.
Nga ana tjetër, Carney theksoi rëndësinë e gjetjes së fushave të bashkëpunimit të ndërsjellë, duke lënë të kuptohet se përkundër dallimeve, palët janë të gatshme të punojnë së bashku për interesa të përbashkëta.