Bota

“Nuk ka ku të shkojë”/ Vrau tre VAJZAT e tij të mitura, policia jep DETAJE: Vetëm një hap i gabuar e sjell në duart tona

Shkruar nga Liberale

“Nuk ka ku të shkojë”/ Vrau tre VAJZAT e tij të

Autoritetet në shtetin e Uashingtonit besojnë se janë pranë kapjes së Travis Decker, babait të tre vajzave të vogla që u gjetën të vrara më 2 qershor pranë një kampingu në Rock Island.

Paityn (9 vjeç), Evelyn (8 vjeç) dhe Olivia (5 vjeç) ishin shpallur të zhdukura që nga 30 maji, kur ishin nisur për një fundjavë me babain e tyre. Trupat e tyre u gjetën pak ditë më vonë, ndërsa autopsia konfirmoi se ato ishin mbytur me qëllim, duke e klasifikuar ngjarjen si vrasje.

Decker, i cili është në arrati që nga dita e krimit, është i akuzuar për tre vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe ndërhyrje në kujdestari. Sipas policisë, ai është parë së fundmi në zonën e Blewett Pass, pranë një rruge malore. Ekipet e kërkimit kanë gjurmuar lëvizjet e tij me ndihmën e qenve nuhatës dhe dronëve, ndërsa kanë gjetur gjurmë dhe sende personale që mendohet t’i përkasin të dyshuarit.

Sherifi Mike Morrison deklaroi të mërkurën se Decker është i rrethuar dhe çdo gabim i tij do të çojë në arrestimin e tij: “Ai nuk ka më ku të shkojë, vetëm një hap i gabuar e sjell në duart tona.”

Policia ka nxitur qytetarët që ndodhen në zonat malore të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Ndërkohë, ndihma për nënën e vajzave, Whitney Decker, po rritet. Një faqe GoFundMe e ngritur në mbështetje të saj ka grumbulluar mbi 1.2 milion dollarë deri më 12 qershor.

Kërkimet për Decker vijojnë me intensitet, ndërsa policia ka ndryshuar taktikat për të mos e humbur gjurmën në një terren të vështirë dhe të populluar nga turistë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH