Bota

Ndërroi jetë ditën e sotme, ja MESAZHI i fundit i Papa Françeskut: Ndalni armatimet dhe përçmimet ndaj emigrantëve

Shkruar nga Liberale

Ndërroi jetë ditën e sotme, ja MESAZHI i fundit i Papa

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, një ditë pas festës së Pashkëve.

Mesazhi dhe dalja e fundit ishte pikërisht dje, ku përsëriti edhe njëherë që të ndalen armatimet dhe përçmimet ndaj emigrantëve.

"Zoti na ka krijuar për jetën dhe dëshiron që njerëzimi të ringjallet! Në sytë e Tij çdo jetë është e çmuar! Qoftë ajo e një fëmije në barkun e nënës, apo ajo e një të moshuari apo të sëmuri, që në një numër gjithnjë e më të madh vendesh shihen si njerëz të padobishëm. Sa shumë vullnet për vdekje shohim çdo ditë në konfliktet e shumta që përfshijnë pjesë të ndryshme të botës! Sa shumë dhunë shohim shpesh edhe në familje, ndaj grave apo fëmijëve! Sa përçmim ka ndonjëherë ndaj më të dobëtëve, të përjashtuarve, emigrantëve!”, ishin disa nga fjalët e tij.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH