Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk do të ndalet, ashtu siç kishte paralajmëruar dhe Hitleri

Shkruar nga Liberale

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk do të ndalet, ashtu siç

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka krahasuar Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin.

"Putini nuk do të ndalojë kur të përfundojë lufta në Ukrainë" - tha ai, duke folur në prezantimin e një libri për Winston Churchill.

"Ai e ka thënë këtë në mënyrë të qartë, pikërisht siç e kishte thënë Hitleri, i cili kishte paralajmëruar se nuk do të ndalet”,-sipas Bloomberg.

"Ne duhet ta kthejmë këtë vend në pozicionin për të mbrojtur veten. Ne duhet të vendosim tani nëse duam të përgatitemi në rast se një kërcënim konkret nga Putini materializohet, apo nëse duam t'ia bëjmë të lehtë atij ", - shton Pistorius.

Poll
SHQIPENGLISH