Maqedoni

Lideri i LSDM-së, kundër krijimit të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale

Lideri i LSDM-së, kundër krijimit të Akademisë Shqiptare

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, shprehu shqetësim serioz për idenë e themelimit të Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se është kategorikisht kundër ndarjeve etnike në shkencë.

“Jam i shqetësuar dhe kategorikisht e kundërshtoj idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve”.

“Krijimi i institucioneve “etnikisht të pastra” është precedent dhe kjo ide është refuzuar pa mëdyshje edhe më parë nga akademikët aktualë”, - shkruan Filipçe në Facebook.

Ai thekson se LSDM-ja nuk do të mbështesë asnjë paralelizëm në institucione.

"LSDM nuk do të mbështesë asnjë paralelizëm në institucione. Shkenca nuk guxon të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në dhe për mua si president ky është një mesazh politik tendencioz që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha qytetarëve dhe shoqërisë”, shkruan Filipçe.

Ai shprehu keqardhjen që VMRO-DPMNE-ja hesht për këtë çështje, që sipas tij nënkupton miratimin e iniciativës dhe paralajmëroi se LSDM-ja do t'i kundërshtojë projektet e tilla me të gjitha mekanizmat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH