Bota

Kultivoi mbi 2400 rrënjë marijuanë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Spanjë

Shkruar nga Liberale

Kultivoi mbi 2400 rrënjë marijuanë, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar shqiptar i cili kultivonte marijuanë në La Coruña është arrestuar pas çmontimit të një plantacioni të brendshëm të kësaj lloj lënde, ku janë zbuluar 2.434 bimë, me peshë rreth 135 kilogramë.

Nga Garda Civile e El Verger u mor informacion për ekzistencën e mundshme të një magazine industriale në zonën urbane që dyshohej se kryente veprimtari të paligjshme.

Nga kontrolli u zbulua se magazina ishte modifikuar për të mundësuar katër dhoma kultivimi me karton gipsi dhe dru së bashku me një sistem kompleks ventilimi për të shmangur aromat që mund të ngjallnin dyshime, ku u zbuluan 2.434 bimë marihuanë, me peshë rreth 135 kilogramë, si dhe material për kultivim.

Poll
SHQIPENGLISH