Kosova

Vuçiç takon të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, çfarë biseduan

Shkruar nga Liberale

Vuçiç takon të dërguarin e Gjermanisë për

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka takuar sot të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Vuçiç shprehet se kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe Serbi, dhe për integrimin e Serbisë në BE.

“Zhvilluam një takim të mirë me Manuel Saracin. Diskutuam për një gamë të gjerë temash nga marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare deri te takimet e ardhshme në Bruksel si edhe zhvillimi i situatës në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.

Po ashtu Vuçiç nënvizoi se gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për të thelluar me tej bashkëpunimet mes Serbisë dhe Gjermanisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH