Kosova

"Të erdha i fundit babë!"/ Hashim Thaçi përulet para varrit të babait

Shkruar nga Liberale
"Të erdha i fundit babë!"/ Hashim Thaçi përulet

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkoi sot në Kosovë, pasi u lejua të vizitonte varrin e babait të tij Haxhi Thaçi, që ndërroi jetë disa ditë më parë.

I shoqëruar nga efektivët e policisë, Thaçi vendosi në varrin e babait disa lule teksa la një mesazh të ndjerë të shkruajtur mbi kurorën e luleve.

“Te varri yt erdha i fundit babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait ndërsa ishte lejuar ta vizitojë në spitalin e Prishtinë më 13 mars 2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH