Kosova

Ngriti flamurin shqiptar me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, Serbia gjobit me 55 mijë dinarë kryetarin e Komunës së Preshevës

Shkruar nga Liberale

Ngriti flamurin shqiptar me rastin e Pavarësisë së

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi është gjobitur me 55 mijë dinarësh nga Gjykata serbe për Kundërvajtje në Vranjë. Kjo pasi vendosi flamurin kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim, dega Bujanoc.

Arifi vendosi flamurin kombëtar në selinë e partisë me rastin e festës së 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i Komunës, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se ‘sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë, aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Postimi i plotë i Arifit: 

Deri kur?

55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar
Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç'rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë "Alternativa për Ndryshim", ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.

Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës "Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica" me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.

Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës. Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH