Kosova

Mbyllet votimi në Kosovë, dalin exit poll e para: Albin Kurti 37 për qind, PDK e dyta, LDK e treta

Shkruar nga Liberale
Mbyllet votimi në Kosovë, dalin exit poll e para: Albin Kurti 37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të publikojë rezultatet e para që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele.

Sipas vetëm 5.29% të votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.18% të votave.

Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 25.1% të votave.

Në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.28% të votave.

Koalicioni AAK dhe NISMA kanë 8.86% të votave.

Ka ende shumë vota për t’u numëruar dhe këto rezultate nuk përfshijnë votat e diasporës dhe ata të personave me aftësi të kufizuara. Ky është rezultati i 134 kutive nga 2533 kuti që janë gjithsej.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1 970 944 shtetas me të drejtë vote kanë votuar 789 172 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH