Kosova

Mbreti Charles, letër Vjosa Osmanit për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkruar nga Liberale

Mbreti Charles, letër Vjosa Osmanit për 17-vjetorin e

Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar urime të ngrohta qytetarëve të Kosovës.

Mbreti Charles ka dërguar një mesazh të veçantë për presidenten Osmani, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë midis dy shteteve,

Letra e Mbretit Charles:

E nderuara zonja Presidente,

Unë dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.

Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.

Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.

Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitet e ardhshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH