Kosova

Imami Ahmed Kalaja për vdekjen e gazetarit: U tall me Zotin dhe i ra infarkt!

Shkruar nga Liberale

Imami Ahmed Kalaja për vdekjen e gazetarit: U tall me Zotin dhe i ra

Gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, në Kosovë, Arton Turkaj. 38-vjeçari ndërroi jetë  si pasojë e një ataku në zemër.

Turkaj ishte autor dhe moderator i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Të afërmit dhe kolegët shprehën ngushëllimet për largimin e tij para kohe nga jeta. Por ndryshe nga mesazhet ngushëlluese të kolegëve, Imami Ahmed Kalaja në një koment për ndarjen nga jeta të Arton Turkaj, thotë se atij i ra infarkt 'sepse u tall me zotin.'

Këtë deklaratë Kalaja e ndau në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes, i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.

“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”-shkruan Kalaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH