Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka marrë fjalën në ceremoninë mortore për vdekjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçi.
Ai ka përmendur sfidat e shumta që kanë kaluar si familje duke thënë se asnjëherë s’janë dorëzuar.
Endrit Thaçi ka përmendur edhe takimin e fundit disa orësh në spitalin e Prishtinës mes gjyshit të tij dhe presidentit Thaçi, duke e cilësuar si një prej takimeve më të rëndësishme për Haxhi Thaçin, ku thotë se gjithmonë priste se kur po e hapte derën e spitalit për ta vizituar, djali i tij, Hashimi.
Mes të tjerash ai ka përmendur edhe faktin që babai i tij s’është lejuar nga Gjykata Speciale që të vijë në varrimin e të atit.
“Fatkeqësisht, sot nuk e lejuan babin që t’ia hedh gjyshit mbi varr një grusht dhe të Drenicës”, ka thënë Endrit Thaçi.