Kosova

Gjendet i vdekur në mes të rrugës polici në Prishtinë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vdekur në mes të rrugës polici në Prishtinë,

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën të premten në Prishtinë, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, i cili njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica”.

Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e 47-vjeçarit Alban Tolaj.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, tha Borovci.

Sipas tij, dyshohet se vdekja është rezultat i vetëvrasjes, por hetimet janë ende në vazhdim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH