Personi në foto është Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajçi mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre. Autori është vënë në pranga pak pasi kreu krimin e rëndë.
Në një njoftim në Facebook, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, shpreh ngushëllimet, ndërsa e cilësojnë atë si një grua punëtore dhe të urtë.
Gjyljeta punonte si asistente në stomatologji, prej 20 vitesh.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajs! “, thuhet në njoftim.