Kosova

Albin Kurti regjistrohet si deputet, "kyç gojën" për formimin e qeverisë së re

Shkruar nga Liberale

Albin Kurti regjistrohet si deputet, "kyç gojën" për

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, në kuader të regjistrimit të deputetëve të VV-se të cilët kanë siguruar mandatet.

Kurti as sot nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

Ai nuk është përgjigjur as dje për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Por nuk dha përgjigje as nëse do t’i ftojë partitë e tjera.

Kryeministri Kurti kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme në tre orare të ndryshme. Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy palëve politike, për formimin e Qeverisë së re.

Ndërkaq sot, kreu i LVV-së është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH