Kosova

17- vjetori i Pavarësisë/ Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Shkruar nga Liberale

17- vjetori i Pavarësisë/ Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Para homazheve, Osmani dhe Kurti u bënë bashkë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës, me ç’rast uruan edhe qytetarët.

Osmani shprehu një falënderim për ata që kanë dhënë gjithçka për këtë ditë, duke filluar nga presidenti historik Ibrahim Rugova, te komandanti legjendar Adem Jashari dhe te të gjithë ata që sakrifikuan.

Ndërkaq qeveria mbajti një mbledhje festive, në të cilën kryeministri Kurti, shprehu mirënjohje dhe nderime për “të gjithë ata që u sakrifikuan dhe u flijuan” për lirinë.

Një sërë organizimesh, përfshirë edhe parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, priten gjatë ditës në Kosovë, për nder të 17-vjetorit të pavarësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH