Bota

"Kjo është një tjetër provokim"/ Kremlini mohon goditjen e centralit bërthamor të Çernobilit: Është inskenim i Kievit

Shkruar nga Liberale

"Kjo është një tjetër provokim"/ Kremlini mohon

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka mohuar akuzën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se një dron rus ka goditur një pjesë të centralit bërthamor të shkatërruar të Çernobilit në orët e para të së premtes.

Peskov u tha gazetarëve se nuk kishte informacion të saktë. “Por di një gjë: nuk mund të ketë asnjë diskutim për goditje ndaj infrastrukturës bërthamore apo objekteve të energjisë bërthamore. Prandaj, çdo pretendim se kjo ka ndodhur nuk është i vërtetë.”

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi: “Ushtria ruse nuk e bën këtë. Më së shumti, kjo është një tjetër provokim, një inskenim.”

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH