Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë gjatë natës në Marghera, ndërsa i plagosur rëndë ka mbeturr edhe vëllai i tij.
Sipas medieve italiane, shtetasi shqiptar u godit me thikë në një park midis via Paolucci dhe via Rizzardi, pranë stacionit të trenit Mestre.
Oficerët e policisë arrestuan autorët e dyshuar, dy persona me origjinë maqedonase.
Aktiualisht nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa vijojnë hetimet nga ana e autoriteteve italiane.