Ishte maji i vitit 2016 dhe Presidenti Barack Obama, ende në detyrë, udhëtonte nëpër Azi, për të forcuar mbështetjen mbi marrëveshjen tregtare të Partneritetit Trans-Paqësor dhe, për disa arsye, vendosi që të gjejë kohë nga programi i tij i ngjeshur për të ngrënë një vakt me Tonin, për t’u bërë pjesë e programit të tij në CNN.
Shërbimi Sekret kishte paralajmëruar se në interes të sigurisë nuk duhej t'i tregonim absolutisht askujt për vendin ku do të drekonin. Restoranti në Lagjen e Vjetër në Hanoi të Vietnamit u bë i famshëm pas një takimi në vitin 2016 mes Presidentit Barack Obama dhe Anthony Bourdain, në shfaqjen e tij për CNN.
Brenda restorantit, u lejuan si çdo ditë klientët e zakonshëm, pa e ditur për praninë e Presidentit amariken, ndërsa karriget dhe tavolina e përdorura nga Bourdain dhe Obama nuk kishte asnjë ndryshim me ta. Madje as çmimi. Secili pagoi nga 3 dollarë për drekën.
Mijëra njerëz, të cilët morën lajmin e mbërritjes në një restorant të thjeshtë në një lagje të Hanoit u mblodh rreth tij, në pritje për të përshëndetur Presidentin Obama. Dy vite më vonë Anthony Bourdain vrau veten e tij në një dhomë hoteli, në Francë. Ishte viti 2018, kur miqtë e tij të ngushtë, familja dhe publiku mbeti i tronditur nga lajmi. Obama postoi një mesazh ngushëllimi në Twitter për Bourdain, me foton e famshme duke pirë birrë gjatë drekës që zhvilloi në vizitën e tij shtetërore në Hanoi. Bourdain shkoi në Vietnam disa herë gjatë jetës së tij, duke realizuar disa programe televizive, i magjepsur nga ushqimi vendas.
/Liberale.al/