Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar mbremjen e djeshme në Itali, pasi dyshohet se qëlloi me thikë bashkëatdhetarin e tij pas një debati të ashpër mes tyre.
Sipas medieve italiane, 44- vjeçari i arrestuar goditi me thikë në bark bashkatdhetarin në një lokal në Fossano dhe më pas është larguar me makinë në drejtim të paditur.
Gjatë kontrollt në mjet, shqiptarit i janë gjetur në tapetin e pasagjerit, një thikë të madhe kuzhine ende e njollosur me gjak, si dhe dy thika të tjera kuzhine të madhësive të ndryshme, të fshehura përkatësisht pas sediljes së djathtë.