Një baba dhe partnerja e tij e re, të cilët organizuan vrasjen e dy fëmijëve të vegjël të burrit duke i hedhur nga dritarja e katit të 15-të, u ekzekutuan sot në Kinë.
Drama, e cila shkaktoi zemërim në vend, ndodhi në nëntor 2020 në një ndërtesë apartamentesh në qytetin e madh të Chongqing (në jugperëndim).
Sipas medieve të huaja, babai, Zhang Bo, shpjegoi se ai vrau djalin e tij njëvjeçar dhe vajzën dyvjeçare në 2020 nga martesa e tij e parë, për të kënaqur partneren e tij të re, Ye Chengchen, në mënyrë që të mund të martohej me të.
Kjo pasi sipas tij familja e saj nuk do ta pranonte të martohej me një burrë që kishte fëmijë.
“Në mëngjesin e 31 janarit 2024, Gjykata e Ndërmjetme Popullore Nr. 5 e Chongqing ndoqi urdhrin e lëshuar nga Gjykata e Lartë Popullore dhe ekzekutoi Zhang Bo dhe Ye Chengchen”, tha gjykata në një deklaratë sot.
Çifti u dënua me vdekje në shkallë të parë, ndërsa vitin e kaluar gjykata e Apelit vendosi të njëjtin dënim.