Globi

Shkëputet kabina e teleferikut, katër të plagosur rëndë në Austri

Shkruar nga Liberale

Shkëputet kabina e teleferikut, katër të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, ku si pasojë e rënies së një kabine teleferiku, të paktën katër persona janë lënduar rëndë në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë.

Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi, pasi një pemë besohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë për shkak të terrenit.

“Gondola u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Shpëtimtarët arritën shumë shpejt në vendngjarje, por terreni e bëri atë shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë”, ka thënë Michaela Burger nga kompania e kabllove.

Mësohet se të plagosurit ishin shtetas danezë, të cilët kishin shkuar atje për të bërë ski, si dhe për të shijuar dëborën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH