Globi

Pensionisti 'shkakton' tërmet në publik: Përfitoj 9 mijë euro në muaj por nuk më mjaftojnë. Kush është dhe pse ngjalli polemika?

Shkruar nga Liberale

Pensionisti 'shkakton' tërmet në publik: Përfitoj 9

Ish-gazetari, Jean-Marc Sylvestre, ka kërkuar menjëherë falje pasi ka parë komentet në rrjetet sociale

Jean Marc Sylvestre, një ish-gazetar, në një intervistë të dhënë të enjten më 7 mars për një televizion francez, bëri deklarata që ngjallën polemika. Burri, pasi tha se me një pension prej 9000 euro në muaj nuk mund të plotësojë nevojat e tij, por vendosi të tërheqë deklaratën të hënën më 11 mars në programin Touche pas à mon poste.

 Jordan Jean Louis Guisnel i njohur si Jordan De Luxe, kur u pyet se sa fiton Silvestre në muaj, u trondit nga përgjigja e tij që ishte: "Sa fitoj unë nga pensioni? 9000 euro në muaj. Nuk është shumë, apo jo? Kemi dëshira, kemi nevoja”.    

Kjo deklaratë ngjalli zemërimin e publikut, por edhe politikës, veçanërisht nga deputeti Hadrien Cloudet, i LFI ( La France insoumise) një lëvizje politike franceze e krahut të majtë, i cili mbron me zell reformën e pensioneve shtetërore. Përkthimi: ai kërkon që punëtorët të kontribuojnë në pensionin e tij prej 9000 euro në muaj, për 2 vjet të tjera?

Gazetari 77-vjeçar në pension, i vetëdijshëm për polemika, u tërhoq pjesërisht duke marrë pjesë në emisionin e Cyril Hanouna të hënën më 11 mars.

Këto janë deklaratat e tij: “Bëra një budallallëk, diçka të pamençur, duke bërë shaka dhe duke thënë se nuk më mjaftonte. Por sepse është e vërtetë që nuk mjafton kurrë! Është e vërtetë që është një pension i bukur... Por unë nuk i kam vjedhur paratë askujt. Taksat i mbajnë , më heqin 30%. Ajo për të cilën jam penduar është ndoshta se kam tronditur njerëzit. Kjo më bezdis! Dhe do të doja të kisha kohë për t'ia shpjeguar atë" tha pensionisti.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH