Globi

Papa Françesku uron Pashkët, bën thirrje për armëpushim në Gaza

Shkruar nga Liberale
Papa Françesku uron Pashkët, bën thirrje për

Dhe pse ende në fazë rikuperimi, Papa Françesku u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për t’i uruar besimtarët për festën e Pashkëve.

Ati i Shenjtë për shkak të kushteve shëndetësore ja delegoi leximin e Meshës së Pashkëve tek kardinali Angelo Comastri.

Pasi bekoi bekoi të pranishmit Ati i Shenjtë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza dhe dënoi konfliktin.

“Mendoj për popullin e Gazës dhe komunitetin e saj të krishterë në veçanti, ku konflikti i tmerrshëm vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim dhe të krijojë një situatë dramatike dhe të mjerueshme humanitare”, u shpreh kardinali Angelo Comastri.

Ati i Shenjtë foli edhe për lirinë e fesë dhe respektimin e pikëpamjeve të të tjerëve, duke theksuar se paqja nuk është e mundur pa to.

Këtë vit, festa e Pashkëve ka edhe më shumë rëndësi sepse Kisha Katolike e ka shpallur vitin 2025 një vit jubilar apo të shenjtë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH