Globi

Papa Françesku: Seksi ëshë dhuratë nga Zoti, por duhet të shmangni pornografinë!

Shkruar nga Liberale

Papa Françesku: Seksi ëshë dhuratë nga Zoti, por duhet

“Seksi është një dhuratë nga Zoti, por katolikët duhet të shmangin pornografinë”.

Kjo ka qenë deklarata e Papa Françeskut përpara një grupi të madh njerësish në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por ajo po minohet nga pornografia dhe kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma varësie. Ne duhet të mbrojmë dashurinë,” theksoi Papa.

Papa Françesku dukej se po u përgjigjej kritikëve të tij konservatorë, të cilët u zemëruan javën e kaluar pasi një libër me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i doktrinës së Vatikanit u bë sërish publik.

Libri, nga Víctor Manuel Fernandez, një kardinal argjentinas i afërt me Papa Françesku përfshinte një kapitull që përshkruan ndryshimet midis orgazmave mashkullore dhe femërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH