Globi

NGJARJE HISTORIKE/ Zjarri në Reishtag, nazistët nisin dhunën ndaj të drejtave të qytetarëve

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HISTORIKE/ Zjarri në Reishtag, nazistët nisin dhunën ndaj

“Dekreti i Zjarrit i Reichstag”, njihet më së shumti i Urdhrit të Presidentit të Rajhut për Mbrojtjen e Njerëzve. Ai u firmos nga presidenti Paul von Hindenburg, si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj zjarrit që ra në parlamentin gjerman më 27 shkurtit 1933. Dekreti shfuqizoi shumë nga liritë kryesore qytetare të shtetasve gjermanë.

Hitleri ishte emëruar Kancelar i Gjermanisë vetëm katër javë më parë, më 30 janar 1933, kur ai u ftua nga Presidenti von Hindenburg për të udhëhequr një qeveri koalicioni. Qeveria e Hitlerit i kishte kërkuar von Hindenburgut të shpërndante Rajhstagun dhe të thërriste zgjedhjet e parakohshme në datën 5 mars.

Në mbrëmjen e 27 shkurtit 1933, vetëm gjashtë ditë para zgjedhjeve parlamentare,shpërtheu zjarri në dhomat e Rajhstag. Ndërtesa dukej se po digjej në disa vatra zjarri dhe me ardhjen e zjarrëfikësve ndodhi një shpërthim i madh në dhomën e deputetëve. Duke kërkuar të dhëna përreth ndërtesës ata gjetën Marinua van de Lubbe, një komunist të ri Hollandez gjysëm të zhveshur që fshihej në rrethinat e Rajstagut. Edhe pse ai pretendoi përgjegjësinë, sërish rrethanat e sakta të zjarrit mbeten të paqarta edhe sot e kësaj dite. Një fakt ku historianët bien dakord është fakti se kjo ngjarje u kapitalizua nga Hitleri dhe mbështetësit e tij si një mjet për të pëforcuar pushtetin e tyre.

Hitleri fajësoi pothuajse menjëherë Partinë Komuniste të Gjermanisë (KPD) për shkaktimin e flakëve dhe besonte se zjarri do të rezultonte që më shumë gjermanë të mbështesnin nazistët.

Duke e shfrytëzuar djegien e ndërtesës së Reichstag-ut, si gjoja e hapjes së një kryengritjeje komuniste, nazistët ishin në gjendje të hidhnin miliona gjermanë në një tronditje frike nga kërcënimi i terrorit komunist.

Me nazistët në pozita të fuqishme në qeverinë gjermane, dekreti u përdor si bazë ligjore për burgosjen e të gjithë atyre që konsideroheshin kundërshtarë të nazistëve, si dhe për të ndaluar botimet që nuk konsideroheshin “miqësore” ndaj kauzës naziste. Dekreti, konsiderohet nga historianët si një nga hapat kryesorë në krijimin e një shteti nazist mono-partiak në Gjermani.

Për zjarrin, nazistët bënë fajtorë komunistët, disa prej të cilëve u arrestuan dhe nxorrën në gjyq.

Qeveria kreu arrestime masive të komunistëve, duke përfshirë të gjithë ata që ishin anëtarë të parlamentit. Me largimin e komunistëve, nazistët kaluan nga një shumicë pluraliste në një shumicë totalitare. Zgjedhjet e ardhshme, e konfirmuar këtë pozicion, duke e lejuar Hitlerin të konsolidonte fuqinë e tij.

Brenda pak orësh nga zjarri, dhjetëra komunistë ishin hedhur në burg. Të nesërmen, zyrtarët në Ministrinë e Brendshme të Prusisë, e cila drejtohej nga Hermann Göring, diskutuan mënyrat për të siguruar mbulim ligjor për arrestimet. Ludwig Grauert, shefi i policisë së shtetit prusian, propozoi një dekret presidencial emergjent sipas nenit 48 të Kushtetutës së Vajmarit, i cili i jepte presidentit fuqinë për të marrë çdo masë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë publike pa pëlqimin e Rajhstagut. Ky dekret do të pezullonte shumicën e lirive civile nën pretendimin e parandalimit të dhunës së mëtejshme komuniste.

Kur dekreti i propozuar u soll përpara Kabinetit të Rajhut, Ministri i Brendshëm Wilhelm Frick, i vetmi nazist në kabinet që kishte një portofol, shtoi një klauzolë që do t’i lejonte kabinetit të merrte përsipër autoritetin e qeverive federale nëse ato nuk arrinin të ruanin rendin. Frick e dinte mirë se portofoli i Brendshëm që u ishte dhënë nazistëve brenda koalicionit ishte pothuajse i pafuqishëm; ndryshe nga homologët e tij në pjesën tjetër të Evropës, ai nuk kishte pushtet mbi policinë. Ai pa një shans për të shtrirë pushtetin e tij mbi shtetet dhe kështu të fillonte procesin e nazifikimit të vendit.

Në një mbledhje urgjente të kabinetit, Hitleri deklaroi se zjarri tani e bënte çështjen e “konfrontimit të pamëshirshëm të KPD” – një konfrontim që nuk mund të “varej nga konsideratat gjyqësore”. Megjithëse Zëvendëskancelari Franz von Papen kundërshtoi klauzolën që i jepte kabinetit të Rajhut fuqinë për të marrë përsipër qeveritë e shtetit nëse ishte e nevojshme, dekreti u miratua. Menjëherë pas kësaj, Presidenti von Hindenburg nënshkroi dekretin në ligj.

Dekreti përbëhej nga gjashtë nene. Neni 1 pezulloi për një kohë të pacaktuar shumicën e lirive civile të përcaktuara në Kushtetutën e Vajmarit, duke përfshirë habeas corpus, paprekshmërinë e vendbanimit, fshehtësinë e postës dhe telefonit, lirinë e shprehjes dhe të shtypit, të drejtën për tubim publik, të drejtën e asociacionit, si dhe mbrojtjen e pronës dhe të shtëpisë. Nenet 2 dhe 3 lejuan qeverinë e Rajhut të merrte pushtetet e rezervuara normalisht për shtetet federale . Nenet 4 dhe 5 përcaktuan dënime drakoniane për disa vepra, duke përfshirë dënimin me vdekje për zjarrvënien e ndërtesave publike. Neni 6 thoshte thjesht se dekreti hyri në fuqi në ditën e shpalljes së tij.

– Verordnung des Reichspräsidenten zum Schutz von Volk und Staat vom 28. shkurt 1933.

Dekreti nuk u shoqërua me asnjë udhëzim të shkruar nga qeveria e Rajhut, duke u lënë gjer siinterpretimit të dekretit naga ana e nzistëve si Göring, i cili si ministër i brendshëm prusian ishte komandanti i forcës më të madhe policore në Gjermani. Landet (shtetet gjermane) që ende nuk ishin nën kontrollin e nazistëve u kufizuan kryesisht në ndalimin e shtypit komunist, mbledhjet dhe demonstratat komuniste dhe arrestimin e zyrtarëve kryesorë të KPD-së. Në Prusi, megjithatë, arrestimet e përmbledhura të drejtuesve të KPD ishin të zakonshme, mijëra u burgosën në ditët pas zjarrit dhe numri i përgjithshëm i arrestimeve në Prusi në bazë të Dekretit të Zjarrit në dy javët pas 28 shkurtit besohet të jetë në afërsi të 10,000.

Midis komunistëve gjermanë të arrestuar në bazë të Dekretit të Zjarrit të Rajhstagut ishte edhe kryetari i KPD-së, Ernst Thälmann ; ndërsa anëtarët themelues të KPD-së, Wilhelm Pieck dhe Walter Ulbricht – që më vonë u bënë udhëheqës në Gjermaninë Lindore të pasluftës – ishin ndër ata që i shpëtuan arrestimit dhe jetuan në mërgim.

Brenda dy javësh nga hyrja në fuqi e Dekretit të Zjarrit të Rajhstagut, Komisarët e Rajhut u dërguan për të marrë nën kontroll shtetet e tjera. Represioni i ashpër që po ndodhte në Prusi u përhap shpejt në pjesën tjetër të Rajhut.

Pavarësisht retorikës virulente të drejtuar kundër komunistëve, nazistët nuk e ndaluan zyrtarisht KPD-në menjëherë. Ata jo vetëm që kishin frikë nga një kryengritje e dhunshme, por ata shpresonin se prania e KPD-së në fletëvotim do të ulte peshën e votave të Partisë Social Demokratike (SPD). Megjithatë, ndërsa KPD arriti të fitonte 81 mandate në zgjedhjet e parakohshme, ishte e qartë që deputetët e KPD-së nuk do të lejoheshin kurrë të merrnin vendet e tyre në Parlament. Ata u futën në burg sa apo policia arriti t’i gjurmonte. Gjithnjë e më shumë, gjykatat e trajtonin anëtarësimin në KPD si një akt tradhtie. Kështu, për të gjitha qëllimet, KPD-ja u ndalua si forcëpolitike më 6 mars, një ditë pas zgjedhjeve.

Neni 48 i jepte Rajhstagut fuqinë për të kërkuar anulimin e masave të marra për të zbatuar Dekretin e Zjarrit të Rajhstagut. Megjithatë, çdo mundësi reale që ai të anulohej përfundoi në korrik. Në këtë kohë, partitë e tjera ose ishin ndaluar plotësisht ose ishin frikësuar ose shpërbërë dhe Partia Naziste ishte shpallur e vetmja parti legale në Gjermani.

Dekreti i Zjarrit në Reichstag mbeti në fuqi për kohëzgjatjen e epokës naziste, duke lejuar Hitlerin të sundonte sipas asaj që përbënte ligjin ushtarak. Së bashku me Aktin Mundësues, ai formoi bazën ligjore për diktaturën e Hitlerit. Mijëra dekrete të Hitlerit, të tilla si ato që e kthyen Gjermaninë në një shtet njëpartiak, bazoheshin në mënyrë eksplicite në autoritetin e saj, dhe rrjedhimisht në nenin 48. Kjo ishte një arsye kryesore që Hitleri nuk e shfuqizoi kurrë zyrtarisht Kushtetutën e Vajmarit, megjithëse ajo nuk kishte më ndonjë vlerë thelbësore pas miratimit të Aktit Mundësues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH