Globi

Belgjikë/ Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të vrara dhe të djegura në banesë, çfarë dyshohet? Reagimet e para

Shkruar nga Liberale

Belgjikë/ Nënë e bijë nga Ukraina gjenden të vrara dhe

Belgjika është e tronditur nga lajmi i vrasjes së një nëne 46-vjeçare dhe vajzës së saj 6-vjeçare, të cilat u gjetën të pajeta pas një zjarri në shtëpinë e tyre. Djali i saj 16 vjeçar u dërgua me plagë në spital.

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë mori nën kontroll rastin e vrasjes së gruas dhe vajzës së një oficeri ushtarak ukrainas në qytetin Hassrode.

Kjo u deklarua nga Ministria e Punëve të Jashtme, raporton Censor.NET duke cituar RBC-Ukrainë.
"Ministri i Jashtëm Andriy Sybiga udhëzoi Ambasadën e Ukrainës në Belgjikë që ta mbajë nën kontroll të veçantë rastin e vdekjes së dy shtetasve ukrainas, një nënë dhe një bijë, të lindura në vitet 1979 dhe 2019, në Hassrode", thuhet në deklaratë.

Ministria konfirmoi se trupat e dy viktimave u gjetën gjatë shuarjes së një zjarri në një shtëpi.

Zyrtarët ashmë në kontakt me të afërmit e viktimave dhe përfaqësuesit e policisë dhe prokurorisë lokale. Rrethanat e vdekjes dhe shkaqet e incidentit po përcaktohen.
"Zyra e Prokurorit të Qytetit të Leuvenit ka hapur procedura penale dhe veprimet hetimore janë duke u zhvilluar. Diplomatët ukrainas do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmën e nevojshme konsullore dhe të informojnë publikun rreth progresit të hetimit", shtoi Ministria e Jashtme.

Viktimat ishin familje ukrainase e zhvendosur në Belgjikë tre vitet e fundit.

Ajo çka e bën ngjarjen më të rëndë është fakti se në trupat e tyre janë gjetur plagë me thikë, ndërsa dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht. Po ashtu fakti që kryefamiljari shërben në frontin e Ukrainës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën Hasrode, pranë Oud-Heverlee.

Mediat belge raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjeke për ta rikthyer në jetë, ato nuk patën rezultat.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH