Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjatë një interviste për New York Times, deklaroi se sipas saj vendimi i vonuar i Joe Biden për të dalë nga gara, ishte shkaku i humbjes në zgjedhjet presidenciale.
Pelosi u shpreh se “nëse presidenti [Biden] do të dilte më shpejt, mund të kishte pasur kandidatë të tjerë në garë,” raportoi NYT.
“Nëse presidenti do të tërhiqej, do të kishte një garë të hapur”, tha ajo.
“Dhe siç them unë, Kamala mund të kishte bërë një fushatë të mirë. Por ne nuk e dimë këtë. Kjo nuk ndodhi. Ne jetojmë me atë që ndodhi. Dhe për shkak se presidenti miratoi Kamala Harris menjëherë, kjo e bëri me të vërtetë të pamundur që të kishte një fushatë të mirë”, shtoi ajo.
Sipas raportimit të medieve të amerikane, Nancy Pelosi ka punuar në prapaskenë për të nxitur Biden të tërhiqej nga gara presidenciale pas performancës së tij në debatin e CNN.