Globi

“Më jep paratë, ndryshe të vras”/ Tentoi të grabiste një grua dhe më pas e dhunoi me çekiç një grua, dënim me burg për shqiptarin në Greqi!

Shkruar nga Liberale

“Më jep paratë, ndryshe të vras”/ Tentoi të

Një 29-vjeçar shqiptar, i cili sulmoi një punonjëse karburanti me çekiç në zonën e Agioi Anargyri në Greqi, ka dëshmuar se ishte nën efektin e drogës gjatë aktit.

Ngjarja ndodhi më 20 shkurt 2024, kur autori hyri në dyqan rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe sulmoi gruan duke e goditur në shpinë, bark dhe kokë. Gjatë sulmit, ai e kërcënoi gruan duke i kërkuar paratë dhe e goditi atë, duke arritur të rrëmbejë rreth 680 euro.

Pas sulmit, autori tentoi të arratiset, por u kap nga policia dhe u arrestua.

Ai ka deklaruar gjatë mbrojtjes së tij se ishte përdorues droge dhe nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, duke kërkuar falje për veprimet e tij. Sipas mjekëve, viktima ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë mavijosje dhe gërvishtje të shumta.

“Unë jam përdorues droge, nuk mbaj mend asgjë. Kisha pirë shumë pilula, përdor kokainë, nuk mbaj mend çfarë kam bërë, kërkoj falje. Prej 13 vitesh jetoj në Greqi. Nuk e di… Shumë pak e mbaj mend ngjarjen, nuk e mbaj mend”, mësohet se ka dëshmuar ai në polici në lidhje me ngjarjen.

Disa ditë më vonë, shqiptari u gjykua dhe u dënua me 5 vjet e 10 muaj burg për aktin e dhunshëm që ka kryer.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH