Globi

Libani sulmohet sërish nga forcat izraelite gjatë natës, 60 të vrarë dhe qindra të plagosur

Shkruar nga Liberale

Libani sulmohet sërish nga forcat izraelite gjatë natës, 60

Vijojnë sulmet në LIban. Të paktën 60 persona u vranë dhe 168 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë.

Autoritetet libaneze regjistruan 57 sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, shumica e tyre pranë kufirit me Izraelin, në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa (në lindje).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, që nga fillimi i luftës në Gaza, një vit më parë, 2229 persona janë vrarë dhe 10380 janë plagosur nga sulmet izraelite.

Për shkak të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, rreth 187,000 njerëz u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të kërkonin streha të sigurta në pjesë të tjera të Libanit, ndërsa 430,000 të tjerë të zhvendosur kaluan kufirin në Siri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH