Profesorët John Hopfield dhe Geoffrey Hinton janë nderuar me çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë.
Kjo u njoftua mesditën e së martës nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
John Hopfield është profesor në Universitetin e Prestonit dhe Geoffrey Hinton në Universitetin e Torontos.
Ata u shpërblyen për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.”
Që prej vitit 1901 e deri më tani janë dhënë 118 çmime Nobel në Fizikë, ku laureati më i ri në moshë ishte 25 vjeçari, Lawrence Bragg, kurse më i vjetri ishte 96 vjeçari, Arthur Ashkin.