Globi

Kina nis testimin e trenit në terren me shpejtësi 400 km në orë, “kundërpërgjigjet” Japonia

Shkruar nga Liberale
Kina nis testimin e trenit në terren me shpejtësi 400 km në

 

Gjatë vitit 2024 Kina do të nisë testimin në terren të trenit të saj më të ri, i cili pritet të ketë shpejtësinë më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Treni do të operojë për qëllime komerciale dhe sipas parashikimeve është dizenjuar që të arrijë një shpejtësi deri në 400 km në orë. Për momentin, treni më i shpejtë që Kina ka në dispozicion ecën deri në 350 km në orë.

Synimi i këtij projekti ambicioz është shkurtimi i kohës së udhëtimit nga Pekini në Shanghai nga 4 orë në 2 e gjysmë. Sipas parashikimeve, ky tren do të hyjë në operim të plotë brenda vitit 2025.

Së fundmi Kina ka ndërtuar një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregdetit juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou, Xiamen dhe Fuzhou, të tre në provincën Fujian. Shpejtësia maksimale e trenave përgjatë kësaj rruge është 350 kilometra në orë.

Së fundmi në Japoni është duke u zhvilluar treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në vitin 2027. Projekti është prezantuar nga Mitsubishi në vitin 2011. Treni është planifikuar të ecë me një shpejtësi maksimale prej 500 km/h, duke ofruar kohë udhëtimi prej 40 minutash midis Tokios dhe Nagoya dhe 1 orë e 7 minuta midis Tokios dhe Osakës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH