Autoritetet federale amerikane kanë arrestuar një person që kërcënoi se do të vriste presidentin e sapozgjedhur Donald Trump dhe familjen e tij, raportoi së fundmi ABC News.
Manuel Tamayo-Torres, një banor i Arizonës, u arrestua në San Diego, Kaliforni të hënën pasi postoi një seri videosh në Facebook, duke përfshirë një në të cilën ai mbante një pushkë AR-15.
Në një video të postuar në Facebook më 21 nëntor, Tamayo-Torres thuhet se është shprehur: “Do të vdesësh. Djali juaj do të vdesë. E gjithë familja juaj do të vdesë. … Unë do të bëj një vrimë në fytyrën tuaj.”
Hetuesit thanë në dokumentet e akuzës se burri po postonte video ” të shumta” “pothuajse çdo ditë” gjatë disa muajve.
Donald Trump shmangu vdekjen në një tubim në Pensilvani në korrik, kur një plumb i shkrepur nga rreth 150 metra largësi i preku veshin.
Shërbimi Sekret vrau sulmuesin, i identifikuar si 20-vjeçari amerikan Thomas Crooks. Një tjetër vrasës i mundshëm, Ryan Routh, u arrestua në shtator, pasi ai ngriti një pritë në një fushë golfi në Florida që i përkiste Trump.