Globi

Goditet me grusht lideri i partisë pas takimit me qytetarët, autori i sulmit i dënuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij!

Shkruar nga Liberale

Goditet me grusht lideri i partisë pas takimit me qytetarët, autori i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Turqi, ku lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Özgür Özel, është sulmuar fizikisht nga një qytetar pas një aktiviteti publik në Stamboll.

Mediet vendase raportuan se incidenti ka ndodhur menjëherë pas një takimi që Özel zhvilloi në Qendrën Kulturore Atatürk. Teksa ai po largohej nga ambientet e qendrës, një person i identifikuar si Selçuk Tengioğlu iu afrua dhe e goditi me grusht.

Autori i sulmit u kap menjëherë nga truprojat e Özel dhe më pas u arrestua nga forcat e policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se sulmuesi është një individ me rrezikshmëri të lartë dhe me të kaluar kriminale të rëndë. Rreth 21 vite më parë, ai ishte dënuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij pas ndarjes nga bashkëshortja.

Për këtë krim brutal, ai vuajti 16 vite burg dhe më pas u lirua me kusht. Agresori gjithashtu rezulton të jetë përfshirë edhe në vepra të tjera penale si vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH