Globi

Gazeta që del vetëm më 29 shkurt, një herë në katër vjet

Shkruar nga Liberale

Gazeta që del vetëm më 29 shkurt,  një herë në

Sot ka dalë numri i radhës i gazetës së vetme në botë që del një herë në katër vjet.

Edicioni i parë i La Bougie Du Sapeur, apo Qiriu i xhenierit, që tani ka një tirazh prej 200 mijë kopjesh, kishte dalë për herë të parë më 1980, dhe ky është numri i 12-të.

Ideja e një forme të tillë të gazetës kishte ardhur mes disa miqve që donin të qeshnin.

Ajo kushton 4.90 euro dhe gëzon shitje shumë më të mirë se sa kostoja e bërjes së saj.

“Pasi edicioni i parë qe shitur tërësisht brenda dy ditësh, agjentët e lajmeve bërtisnin duke kërkuar më shumë kopje – andaj thamë në rregull, por vetëm një herë në katër vjet”, ka thënë redaktori Jean d’Indy.

“Gazeta ende publikohet nga pak miq. Ne takohemi në një bar dhe hedhim ide teksa pimë. Ne kënaqemi së tepërmi, dhe nëse kënaqet edhe lexuesi, atëherë kjo është qershia mbi tortë”, ka thënë d’Indy për BBC-në.

Gazeta është politikisht jokorrekte, dhe është e organizuar si një gazetë e rregullt, dhe ka seksione të politikës, sportit, punëve të jashtme, arteve, shoubiznesit dhe enigmave, sipas BBC-së.

Gazeta që del vetëm më 29 shkurt,  një herë në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH