Prindërit e vajzës 3-muajshe e cila vdiq në vitin 2021 në Pavia, Itali, do të gjykohen me akuzën se kanë shkaktuar vdekjen e së bijës.
TGcom24 shkruan se hipoteza e ngritur është se vogëlushja ka vdekur si pasojë e keqtrajtimit nga të dy 30-vjeçarët.
Fillimisht mendohej se bëhej fjalë për “vdekje në shtrat”. Madje ka qenë nëna ajo që ka telefonuar ambulancën mëngjesin e 28 Nëntorit 2021, duke thënë se e kishte gjetur vogëlushen në krevat me vështirësi në frymëmarrje.
Vajza e vogël ndërroi jetë në spital menjëherë pas shtrimit. Nga këqyrja e autopsisë u konstatuan disa fraktura edhe pse në trup nuk kishte shenja dhune.