Globi

"Do të shpërthejmë tre ambasada dhe Parlamentin”, telefonata anonime që ngriti në këmbë policinë greke

Shkruar nga Liberale

"Do të shpërthejmë tre ambasada dhe Parlamentin”,

Persona të panjohur kanë telefonuar televizionet greke duke paralajmëruar se kanë vendosur lëndë shpërthyese në ambasadat e SHBA-së, Egjiptit dhe Izraelit.

Sipas Newsbomb.gr në të njëjtën kohë, ka pasur edhe një telefonatë për bombë në ndërtesën e Kuvendit.

Në vendngjarje janë nisur autoritetet e Sektorit për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese. Sipas telefonatave, bombat do të shpërthenin në orën 11:30 .

Deri më tani, sipas informacioneve, policia nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë në tre ambasadat e mësipërme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH