Globi

Sulm masiv me dron në Moskë, dy të vdekur dhe disa të plagosur/ Pezullohen fluturimet dhe transporti hekurudhor

Shkruar nga Liberale

Sulm masiv me dron në Moskë, dy të vdekur dhe disa të

Forcat ruse deklaruan sot se Ukraina ka nisur një sulm "masiv" me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin përreth, përpara bisedimeve të vështira të paqes midis Ukrainës dhe SHBA-së.

Të paktën dy persona janëvrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm masiv me dron gjatë natës në rajonin e Moskës, shkruan BBC. 

Sipas guvernatorit të rajonit të Moskës Andrei Vorobyov, shtatë apartamente u dëmtuan dhe banorët u detyruan të evakuohen në një ndërtesë shumëkatëshe në rrethin Ramenskoye.

Fluturimet u pezulluan në të katër aeroportet e Moskës për të garantuar sigurinë ajrore. Dy aeroporte të tjera, në rajonet Yaroslavl dhe Nizhny Novgorod, të dyja në lindje të Moskës, u mbyllën gjithashtu.

Infrastruktura hekurudhore në stacionin e trenit në rrethin Domodedovo, rreth 35 km në jug të Moskës, u dëmtua si pasojë e rënies së mbeturinave të dronëve.

ulmi vjen vetëm disa orë përpara takimit midis përfaqësuesve nga SHBA dhe Ukraina në Arabinë Saudite, i fokusuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi më vonë se në total 337 dronë ukrainas ose u kapën ose u shkatërruan gjatë natës në Moskë dhe nëntë rajone të tjera përreth. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH