Globi

Problemet e rrjetit social "X", Elon Musk: Po ndodh një sulm i madh dhe i koordinuar kibernetik! Mund të jetë përfshirë një shtet

Shkruar nga Liberale
Problemet e rrjetit social "X", Elon Musk: Po ndodh një sulm i

Rrjeti social "X" është goditur nga një "sulm masiv kibernetik", sipas Elon Musk. Shefi i platformës së mediave sociale tha se sulmi u krye "me shumë burime".

Musk pretendon se ose një grup i madh i koordinuar ose një vend ishte i përfshirë, ose të dyja bashkë.

Ai shkroi në X: "Kishte (ende ka) një sulm masiv kibernetik kundër X. Ne sulmohemi çdo ditë, por kjo është bërë me shumë burime. Është i përfshirë ose një grup i madh, i koordinuar dhe/ose një vend", deklaroi ai.

Gjatë ditës së sotme ka pasur ndërprerje në të gjithë platformën, teksa përdoruesit e kanë patur të pamundur të kenë akses.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH